Vozitësi që mbyti tre vajza në aksident, filmonte vetën në 176 Km/h (Video)

14.10.2016 12:47:48

Dashnor Deliallisi, shkaktari i aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Sukth, ku humbën jetën tre vajza dhe ai vetë, ishte i fiksuar pas shpejtësisë.

Momente të tilla, plot adrenalinë, ku lëvizte me shpejtësi të madhe me mjetet e tij superluksoze nuk ka ngurruar t’i fiksojë edhe në video.

Madje këtë gjë e ka eksperimentuar disa herë edhe në autostradën Tiranë-Durrës, rrugë ku edhe shkaktoi aksidentin tragjik me 4 viktima, shkruajnë mediat shqiptare.

Gazetari i News 24, Enrik Mehmeti pa publikuar një video të filmuar nga vetë Deliallisi, ku ai fikson me celularin e tij teksa lëviz me një shpejtësi marramendëse me mbi 176 km/orë, me një makinë BMW superluksoze.