Vrasëset tërheqëse të “El Chapo-s” së ri të Meksikës – njihuni me femrat që po e përdorin bukurinë për të mbytur rivalët e drogës

27.10.2019 18:28:40

“El Chapo” i ri i Meksikës po përdor atentatorë të bukur për të bërë punën e tij, për epërsi me kartelet e tjerë të drogës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fytyra të pafajshme dhe të bukura, janë duke u përdorur nga El Mencho për të kapur rivalët në befasi.

Kështu, gratë nuk janë më vetëm një “trofe” për zotërinjtë e drogës – ato po luajnë role të rëndësishme në kartelet deri në masën që tani po përdoren për të vrarë dhe masakruar njerëz.

El Mencho, emri i vërtetë i të cilit është Nemesio Cervantes, është bërë për Shtetet e Bashkuara “më i kërkuari” që nga kapja e El Chapo. Për kokën e tij ka një shpërblim 10 milionë dollarë.

Për kokën e El Mencho, SHBA ofron një shpërblim prej 10 milionë dollarë

Ai është udhëheqësi i Kartelit Jalisco Nueva Generation (CJNG) i cili tani është ndoshta më i madh se karteli Sinaloa i El Chapo.

Kartelet e tjerë të drogës kanë gra që veprojnë në organizatat e tyre, por tani El Mencho e ka marrë atë në një nivel tjetër.

CJNG ka një rrjet vrasësish femra që përdorin rininë dhe bukurinë e tyre për të kapur kundërshtarët.

Dhe Maria Esquivel “La Catrina” është në këtë grup dhe ka një rol të rëndësishëm në CJNG.

La Peque (vogëlushja) është një vrasëse femër në kartelin Zeta

Ajo u identifikua nga policët si drejtues i një sulmi që vrau 13 policë të shtetit Michoacan në një pritë më 14 tetor.

Policia thuhet se ka një regjistrim ku La Catrinas iu dhanë udhëzime se çfarë të bënte.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që gratë janë përdorur nga kartelet për të përdorur bukurinë e tyre si armë.

La Linea ishin një grup femër i Juarez Cartel që operonin në vitin 2010.

Los Flacos ishte një kartel i gjithi me femra

Vrasësi i Juarez Cartel, Rogelio Amaya, pranoi: “Ato janë tërheqëse, të reja, të mira për të mashtruar rivalët”.

Lidhur me këtë ka folur edhe Juan Carlos Ayala, një ekspert i Universitetit Sinaloa, i cili ka thënë se gratë duan të bëhen anëtare të karteleve, jo vetëm për para.

“Për to është e rëndësishme që të mund të hyjnë në atë që konsiderohej një botë mashkullore dhe çdo ditë ka një numër më të madh të grave që duan të marrin pjesë në këtë. Kjo u jep një status atyre”.

Madje, siç thuhet tutje, ato nuk janë më pak brutalë se sa homologët e tyre meshkuj.