Vrasësi shqiptar me pagesë shkon në Mal të Zi për të ekzekutuar mafiozin, por…

05.05.2019 00:21:43

Një shqiptar i Kosovës është arrestuar para katër ditësh në Budva, raporton gazeta malaziase “Vijesti”. Gazeta shkruan se arrestimi është bërë nën dyshimin se Pista kishte shkuar në qytetin bregdetar malazias, i ngarkuar për të vrarë anëtarin e njërës prej dy klaneve kriminale që janë në konflikt.

Jo zyrtarisht, gazetës “Vijesti” i është thënë se inspektorët policorë në Budva janë duke hetuar persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë pasur kontakt me të dhe i kanë ofruar ndihmë logjistike.

Sipas gazetës, Pista është arrestuar më 29 prill, në një banesë në hyrje të Budvës. Thuhet se i arrestuari është nga Rahoveci dhe se në momentin e arrestimit atij i janë gjetur edhe armë, municion, heroinë dhe një telefon i koduar.