Vrasja e Azem Hajdarit/ Rinis procesi ndaj Izet Haxhisë, prokuroria kërkon thirrjen si dëshmitar të ish-kryeministrit

23.09.2020 16:30:18

Ka rinisur procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë. Prokuroria kërkon thirrjen si dëshmitar të ish-kryeministrit Sali Berisha, të Jaho Mulosmanit, aktualisht i dënuar me burg përjetë për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Kujtojmë se Izet Haxhia u ekstradua pak vite më parë nga Turqia, ndërsa është akuzuar për përfshirjen në vrasjen e Azem Hajdari. Me të ardhur në Shqipëri, Haxhia kërkoi rihapjen e procesit gjyqësor, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të vitit 2018, befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë.