Vrasja e Fehmi Aganit edhe si shaktërrrim i kierarkisë politiko-ushtarake të Republikës së Kosovës dhe hapje e rrugës për rekurtët shqiptarë të shërbimeve kundërshqiptare*

06.05.2017 14:47:26
Nga Rexhep Kastrati
Kur më 6 maj të vitit 1999, u vra Fehmi Agani, askush, së paku, publikisht nuk e ka trajtuar këtë vrasje edhe në dimensionin shkatërrimit të kierarkisë ushtarake të Republikës së Kosovës. Mirëpo, një nga dimensionet reale të kësaj vrasjeje shumë të bujshme dhe shumë të rëndë pë Kosovën, ka qenë pikërisht ky që sapo thashë. Pse? Për të gjithë njerëzit është i njohur fakti publik se më 1992, kur kishte nodhur përpjekja më serioze ndërmjet grupit të Drenicës i udhëhequr nga Adem Jashari, me policinë serbe, dhe kur policia serbe u gjend e rrethuar nga bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, e që do të shkaktonte një zhvillim zingjir të ngjarjeve, e ndoshta edhe fillimin e një lufte në Kosovë, ishte kërkesa e Adem Jasharit për ndërmjetësim të Fehmi Aganit që të zhbllokohej situata. Atëbotë, ishte krijuar një situatë tepër e vështirë, pasi që mund të shndërrohej në një arsye për fillimin e masakrave serbe në Kosovë, pra që të devijonte gjithë zhvillimet politike, diplomatike e gjeopolitike në dëm të shqiptarëve. Zaten, kjo do të duhej të kishte qenë arsyeja e mësymjes së policisë serbe për në Prekaz, për shkak të fillimit të sendërtimit të shtetit të vërtetë të Kosovës. Duhet të kemi parasysh se pas Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, pas 7 shtatorit të vitit 1990, kur ishte miratuar Kushtetuta e Kosovës, dhe pas Referendumit për Pavarësi të mbajtur në shtator-tetor të vitit 1991, kur edhe u bënë ndryshimet kushtetuese që e materializonin përmbajtjen e Referendumit për Pavarësi, pra që Kosovën e përkufizonte si shtet të pavarur dhe sovran, gjatë vitit 1992 u bënë disa hapa drejt realizimit të hapave të tjerë juridiko-kushtetues në realizimin e shtetësisë së Kosovës: u mbajtën zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për Presidentin e Republikës së Kosovës. Pra, viti 1992 ishte vit i zhvillimeve konkrete në drejtim të anagzhimit institucional të realizimit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Zhvillimet e këtilla, natyrisht se shkaktuan nervozë në qarqet politike në Beograd,  etë cilat kërkonin me çdo kusht mundësi për hakmarrje. Prandaj, përpjekja e policisë serbe që duke e rrethuar dhe duke shkaktuar konflikt me grupin e Drenicës, të udhëhequr nga Adem Jashari, ishte për Beogradin një nga mundësitë për të filluar hakmarrjen. Po përse pikërisht Drenica? Arsyet mund të jenë të shumta, por disa nga arsyet themelore pse u zgjodh Drenica, kanë qenë: 1. Drenica njihej historikisht si zonë që kishte ngritur krye, pra ishte zonë ku më lehtë mund të provokohej konflikt i armatosur dhe; 2. Drenica është në pjesën qendrore të Kosovës, pra kishte mundësi që zjarret e luftës të përhapeshin më lehtë në tërë Kosovën. Dhe ishte pikërisht ndërhyrja e Fehmi Aganit me kërkesën e Adem Jasharit, ajo që e shmangu këtë skenar ogurzi për Kosovën. Dhe ky fakt duhet të kihet parasysh shumë dhe duhet të ketë peshën e vetë tepër të madhe, pasi që Beogradi e kishte mbajtur seriozisht shënim këtë përvojë me Drenicën, sepse koha ka treguar se Beogradi përshtati asi strategjie që ta kishte më lehtë që nëpërmjet Drenicës të përhapte flakët e luftës në tërë Kosovën. Është kështu për faktin se ishte po Drenica ajo që u përdor si terren për të përhaupr flakët e luftës në Kosovë që më 1997. Vrasja e arsmitarit Halit Geci, e më parë edhe rrethimi i lagjes Binakaj të Abedin Rexhës – “Sandokanit” në Vojnikë të Skënderajt, i dhanë vërtet zjarr jo vetëm Drenicës, por krejt Kosovës. Në fakt, këto dy ngjarje që erdhën pas disa vrasjeve shumë problematike të disa personaliteteve që lidheshin me përpjekjet për radikalizimin e situatës në Kosovë: vrasja e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut, e gazetarit Afrim Maliqi dhe e Ali Ukajt në Tiranë, ishin veprimet konkrete drejt dy qëllimeve shumë të rëndësishme për pushtetin serb,  e që do të përcaktojnë rrjedhat e luftës dhe të paqes në Kosovë: fillimin e një konflikti të aramatosur në Kosovë, e që në të vërtetë ishte fillim i masakrave kolektive serbe mbi shqiptarët, dhe shkatërrimin e kierarkisë politiko-ushtarake të Republikës së Kosovës. Me shfaqjen e tre personave me maska në varrimin e arsimtarit Halit Geci përfundimisht u duk në horizont linja e re politike, e cila u konsolidua pas takimit të Nanos me Milosheviqin në Kretë gjatë Samitit të Vendeve Ballkanike. Dhe fjalimi i tre personave me maska në varrimin e Halit Gecit, ishte paralajmërimi i parë më serioz i problemeve që do të ketë Kosova në vijim: përpjekja për rrënimin e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe rrënimi i strategjisë shtetërore të veprimit politiko-ushtarak. Shpallja e një ushtrie shqiptare në Kosovë, në kohën që siç ka deklaruar së fundmi njëri nga personat që kishte dalë me maska në varrimin e Halit Gecit në Llaushë, Rexhep Selimi, se në atë kohë nuk kanë qenë më shumë se 20 veta, ka qenë një veprim sa kundërkombëtar në natyrë, aq edhe tragjik në aspektin strategjik. Është kështu për faktin se shpallja e një ushtrie çlirimtare, ishte legjtimim i ndërhyrjes së trupave ushtarake serbe në Kosovë. Përderisa deri atëherë ndërhyrjet i kishte bërë policia, tshmë ndërhyjret i bënte edhe ushtria. Pra, ishte hapur rruga e një dhune të plotë policoro-ushtarake serbe mbi shqiptarët e Kosovës. Dhe siç e kam thënë vazhdimisht që mbi dhjetë vjet, gjithë kjo punë është bërë në mënyrë shumë të koordinuar ndërmjet linjës së Tiranës/Kretës dhe Beogradit, sepse në njërën anë pjesëtarët e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të linjës institucionaliste të presidentit Rugova mohoeshin nga Beogradi, e në anën tjetër nga linja e Tiranës/Kretës jo vetëm që mohoeshin, por edhe fyheshin mbi baza kombëtare. Kështu në njërën anë vriste Serbia, e në anën tjetër vriste edhe linja e Tiranës/Kretës. Qëllimi ishte i qartë: rrënimi i çdo elementi të shtetësisë së Kosovës dhe krijimi i një anarkie të plotë politike në Kosovë, e që përveç vështirësive në planin organizativ dhe të përfaqësimit, do të kishte edhe paradigmën e një lufte qytetare brenda shqiptare. Dhe për ta bërë këtë, duhej eliminuar çdo personalitet me ndikim dhe çdo lidhje ndërmjet institucioneve të shtetit të Kosovës dhe grupeve gurile në Kosovë. Për ta bërë këtë, në njërën anë Serbia vriste Zahir Pajazitin, drejtuesin e grupit të Llapit, Adem Jasharin, drejtuesin e grupit të Drenicës, në anën tjetër vriste Enver Malokun, Latif Berishën, Agim Hajrizin, zhdukte Idriz Rrecin, kryetarin e degës së LDK-së në Skënderaj, për të ndodhur vrasjen super të mëdha: vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, vrasjen e Fehmi Aganit etj. Me vrasjen e gjithë këtyre personaliteteve, përfundimisht u krijua një rrëmujë e madhe edhe në politikën e Kosovës, e edhe në angazhimit luftarake të shqiptarëve të Kosovës. Me vrasjen e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, të Adem Jasharit, kolonel Ahmet Krasnqit, Latif Berishës, Fehmi Aganit, Ali Ukajt dhe e të tjerëve, organizimi insititucional i vetëmbrotjes mori një të çarë serioze, pasi që kurrë nuk arriti të jetë në nivel të duhur, sepse zhvillimet sollën monopolizimin politik të angazhimeve luftarake nga ana e linjës së Tiranës/Kretës, kurse linjës institucionaliste, përkatësisht institucioneve të Republikës së Kosovës iu imponua vetëmbrojtja nga të gjitha anët: nga serbët dhe nga rekrutët e tyre shqiptarë.
Prandaj, vrasja e Fehmi Aganit, bashkë me vrasjen e kolonel Ahmet Krasnqit, ia dhanë goditjen vendimtare organizimit politiko-ushtarak, pasi që Fehmi Agani përfaqësonte instancën më të lartë politike të organizimit ushtarak, kurse kolonel Ahmet Krasniqi përfaqësonte instancën më të lartë ushtarake të organizimit politiko-institucional të Kosovës. Mos të harrojmë se në ndërkohë ishte vrarë edhe Sali Çekaj dhe Agim Ramadani, në ç’mënyrë përfundimisht organizimi institucional i aspektit ushtarak ishte në rrënim thuajse të plotë.
Në këtë përvjetor të vrasjes së Fehmi Aganit, nuk mund të mos përmendi vështirësitë që linja institucionaliste kishte brenda vetes, pasi që kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, kishte vite që ishte bërë pjesë problematike e politikës dhe e shtetit të Kosovës, pasi që seriozisht kishte krijuar çarje të mëdha brenda institucioneve të Kosovës. Bujar Bukoshi hapur ishte bërë me opozitën destruktive në Kosovë, dhe kishte bërë gabime strategjike që e dëmtuan tepër shumë stabilitetin e funksionimit të institucioneve të Kosovës: përkundër qëndrimit të presidentit Rugova që u deklarua kundër përfshirjes së shqiptarëve në zgjedhjet serbe të vitit 1996, dhe kundër organizimit të demonstratave në mbështetje të Vuk Drashkoviqit në Beograd në dimrin e vitit 1996/1997, Bujar Bukoshi iu bashkua Adem Demaçit dhe Sali Berishës që shqiptarët të mbështesnin me demonstrata opozitën serbe në Beograd. Në anën tjetër, Bujar Bukoshi në cilësinë e kryeministrit të Kosovës deklaronte se janë mbi 200 mijë trupa ushtarake që do t’i kundërviheshin Serbisë, në kohën kur kurrë nuk kishte lëshuar një vendim për emërimin e kolonel Ahmet Krasniqit në postin e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Për më tepër me asgjë nuk i kishte dhënë mbsëhtetje përpjekjeve për unifikimin e të gjithë fraksioneve politiko-ushtarke në Kosovë. Dhe në këtë kontekst krize të thellë, roli i Fehmi Aganit ishte tepër i madh, pasi që kishte edhe urtinë, edhe mençurinë, edhe vullnetin, edhe dijen, edhe kapacitetet intelektuale që të rikonsolidonte organizimet e ndryshme institucionale. Fehmi Agani ishte mbsëhtetës i angazhimeve të kolonel Ahmet Krasniqit për unifikimin e fraksioneve politiko-ushtarake në kuadër të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, në ç’drejtim edhe kishte bërë marrëveshje me Adem Demaçin, përfaqësuesin e përgjithshëm të UÇK-së të emëruar nga linja e Tiranës/Kretës pas lejes që për këtë ia kishte dhënë Fatos Nano, dhe pas gjunjëzimit të Demaçit para këtij të fundit.
Vrasja e Fehmi Aganit, në këtë mënyrë ishte vrasje që krijoi një boshllëk tepër të madh në gjithë jetën politiko-institucionale të Kosovës që nuk u plotësua kurrë…
*Ky ëshrkim është publikuar për herë të parë më 6 maj 2012