Vrasja e Ilir Zeqirit në Skenderaj, arrestohen dy të dyshuar

13.04.2019 10:42:36
Para 5 ditësh në Skenderaj ka ndodhur një vrasje mizore ku një person pasi është qëlluar me armë zjarri është djegur së bashku me veturën e tij.

Policia në lidhje me këtë rast, natën e mbrëmshme ka arrestuar dy të dyshuar.

Tek të dyshuarit janë konfiskuar edhe armë zjarri të llojit AK-47 me 17 fishekë dhe një veturë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje