Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit ishte sabotim i lirisë

18.09.2018 10:22:19

Nga Fadil Kajtazi

Kolonel Ahmet Krasniqi me shume se çdo kush e meriton nje varr ne Kosovë. Por zhvarrimi i eshtrave te kolonelit dhe prurja e tyre ne Kosove, nuk e amniston Shqiperine zyrtare qe nuk zbardhi vrasjen e Ministrit te Mbrojtjes se Republikes se Kosoves nga strukturat e saja shtetrore. Vrasja ne kulmin e luftes te nje koloneli, minister te mbrojtjes, me qellim per te vendosur minister te mbrojtjes nje analfabet ne fushen ushtarake, eshte me shume se sabotim i lirise se Kosoves, eshte tradheti. Dhe pjese e tradhetise se madhe jane strukturat e shtetit te Republikes se Shqiperise te cilet duke sabotuar intelektualet e Kosoves qe po perpiqeshin te çlironin vendin me gjitha mjetet, krijuan dhe instaluan ne strukturat ushtarake dhe politiken kosovare pjesen me primitive te Kosoves e cila i veniti ketij vendi ardhmerine; e cila ne vend se te zhvilloi vendin, e beri kulture qeverisje krimin e organizuar, korrupsionin, vrasjet politike etj. Kjo klase politike e cila ne vitet e nentedhjeta ishte asgje ne politiken kosovare, e instaluar me suportin e shtetit ame, keto dite, mes tjerash, me armikun e shqiptareve Serbine po negocion me pavaresine dhe territoret shqiptare te fituara me jeten e 11 mije shqiptareve te vrare kryesisht me torture dhe te 20 mije grave te dhunuara.
Faleminderit shteti ame!