Vrasja e Oliver Ivanoviqit, Serbia merr raportin e autopsisë

05.02.2018 22:23:12

Ani pse kanë kaluar gati tri javë nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, ende nuk ka asnjë të dyshuar.

Por, pavarësisht kësaj autoritetet e Kosovës kanë filluar bashkëpunimin me ato serbe për zbardhjen e kësaj vrasjeje.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka pranuar që disa nga dokumentet e hetimit t’iu jepen palës serbe.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Tahiri nuk ka specifikuar se çfarë dokumentesh u janë dërguar palës serbe.

Por, Klan Kosova mëson se bëhet fjalë për autopsinë e Oliver Ivanoviqit që është bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.