Vrasja makabre/ Reagon ish-kryeministri Berisha: Burgjet e Greqisë si thertore për shqiptarët

01.04.2019 22:47:11

Pas ngjarjes makabre në burgun grek, ku shihej se si dhunohej barbarisht deri në vdekje të shqiptarit Albert Bako, ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se, burgjet e vendit fqinj janë shndërruar në thertore për shqiptarët.

Reagimi Sali Berishës:

Burgjet e Greqise si thertore per shqiptaret!

Te dashur miq, keto dite gazata e madhe greke “To Vima” publikoi videon me pamje te llahtarshme te therjese se Albert Bakos ne burgun famkeq te Koridhalos ne Greqi.

Ky krim i shemtuar, therja njelloj si ne nje thertore te te burgosurit te radhes shqiptar eshte deshmi e nje situate mesjetare çnjerezore qe ekziston per shqiptaret ne burgjet e nje vendi anetar te Keshillit te Europes, Bashkimit Europian dhe NATOs.

Denoj me ashpersin me te madhe therjen e te burgosurit te radhes ne burgjet e Greqise, iu bej thirrje organizatave, Komisionit te te Drejtave te Njeriut ne OKB, ne Parlamentin Europian dhe Keshillin e Europes si dhe Amnisty International dhe Helsinki Watch te denojne kete krim makaber dhe te vendosin para pergjegjesise autoritetet greke per serialin e vrasjeve, therjeve, torturave çnjerezore qe iu rezervohet shqiptareve ne burgjet e tyre.

Denoj me ashpersine me te madhe heshtjen kriminale te Zografit bis para ketij krimi te shemtuar dhe krimeve te tjera te makaber qe kryhen njera pas tjeters ndaj shqiptareve.

Se fundi, falenderoj mediat dhe opoziten greke qe denoncuan krimin