Vrasja në Elbasan/ Kush është Kel Çami i shpallur në kërkim, përplasja te tregu me policinë

21.04.2021 19:29:41

Një i vdekur dhe 4 të plagosur mbetën sot nga përplasja me armë zjarri në Elbasan, ndërsa në kërkim është shpallur Kelmend Xhaferri, një personazh i njohur në këtë qytet.

Xhaferri u bë i njohur pak vite më parë nga përplasja me policinë para tregut Agro-Ushqimor të Elbasanit. Xhaferri i njohur edhe si Kel Çami u denoncua nga drejtuesi politik i PD-së në Elbasan Gazment Bardhi pas përplasjes ditën e Verës.

“Kelmend Ymer Xhaferri (pseudonimi Kel Çami) ka qënë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë” deklaroi Bardhi.

Nga përplasja me armë humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona. Mes të plagosurve është një efektive e policisë në përpjekje për të parandaluar krimin, Xhensila Sota.