Vrasjet politike/ Disa elemente që ndërlikojnë zbardhjen e tyre

06.07.2017 12:52:15

Nga Rexhep Kastrati

Dje u kryen disa arrestime, të cilat herë u paraqitën si arrestime për vrasjet politike, herë për vrasjen e dy policëve, njëri nga Gana, pjesë e policisë së UNMIK-ut, dhe tjetri një shqiptar, pjesëtar i SHPK-së. Pavarësisht se cila është arsyeja e vërtetë për arrestimin e tyre, dhe pavarësisht se si do të përfundojnë ato, është ende herët për të thënë se me këto dhe arrestime të ngjashme, do të mund të bëhet zbardhja e plotë e vrasjeve politike.

Gjatë viteve, lidhur me vrasjet politike janë shpërfaqë disa elemente që kanë vështirësuar dhe vështirësojnë zbardhjen e vrasjeve politke.

  1. Që nga vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit e në vazhdim, janë bërë tashmë publike informacione sipas të cilave njerëz të implikuar, duke përfshirë edhe vrasës të mundshëm, e deri te dëshmitarë të ndryshëm o janë vrarë, o janë kërcënuar. Kështu po thuhet për vrasësit e kolonel Ahmet Krasniqit, por tashmë është fakt se tre persona që kanë realizuar atentat ndaj Fetah Rudit janë mbytur në një aksident komunikacioni me një kamion. Edhe vozitësi i kamionit nuk dihet ku është. Po ashtu, është vrarë Agron Mehmeti i përmendur për vrasjen e Bekim Kastratit dhe të Besim Dajakut, por është vrarë edhe Ruzhdi Shaqiri, po për të njëjtin rast. Vëllau i Haki Imerit, Imeri kur e ka marr Hashimin për dore dhe e ka çuar te varri i Hakiut, ka thënë se Hashimi ia kishte përmendur vrasësit e mundshëm të Hakiut, por që na dalin o të vrarë, o të zhdukur. Pra, bëhet fjalë për praktikën më të zakonshme që bëjnë kriminelët: vrasin, eliminojnë, apo zhdukin vrasësit dhe dëshmitarët për të mos u zbardhur krimet. Dhe në këtë kontekst, është edhe një çështje që nuk po e përmend kush: çështje e vrasësve të ndryshëm që kanë kryer vrasjet politike, dëshmitarë dhe persona që mund të kenë qenë në dijeni. Dhe kjo pjesë është shumë interesante, se pa këtë nuk do të lidhet zixhiri nga vrasësit e deri të urdhërdhënësit, planifikuesit dhe organizatorët e vrasjeve politike.
  2. Vjedhja në dhomën e dëshmive nuk është e veçantë për faktin se u vodh në një dhomë tepër shumë të ruajtur dhe t sigurisë së lartë, sa për faktin se dyshohet se janë vjedhë dosjet e shumta të krimit politik. Të kujotjmë se Kristofer Albiston, shefi i policisë së UNMIK-ut, qysh më 2002 do të deklaronte se vrasjet politike i kemi të zbardhura, por presim leje politike për tëvepruar, pra për t’i kryer arrestimet. Pra, vrasjet politike kanë qenë peng i konjkturave politike, edhe ndërkombëtare, që për hir të stabilitetit politik, të mos vepronin në drejtim të arrestimeve të implikuarve në vrasjet politike. Implikimi ndërkombëtar në çështjen e vrasjeve politike, nuk ka përfunduar vetëm me kohën e Kristofer Albistonit, por ka vazhduar edhe me EULEX-in. Edhe pse kur është vendosur në Kosovë, misioni i Bashkimit Evropian për Ligj – EULEX, kishte dekaruar se nuk do të merrej me rastet para vitit 2004, megjithatë ka dalë se është marrë. Në këtë drejtim, patën shpërthyer skandale të ndryshme që kishin të bënin me qasjen e EULEX-it ndaj vrasjeve të ndryshme, sidomos ndaj vrasjeve politike. Gjatë kësaj kohe bie të ketë humbur dosja për vrasjen e Bekim Kastratit dhe e Besim Dajakut. Në procese të ndryshme, dëshmitarë të ndryshëm kanë deklaruar se kishin nënshkruar deklarata të gatshme, pra deklarata që nuk i kishin dhën ata, por që u ishin ofruar për t’i nënshkruar kundrejt sigurisë së tyre dhe mundësisë që t’i nxjerrin jashtë. Vrasja apo vetëvrasja e Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari X, është një rast shumë i rëndë që hedh dyshime në përfshirje të niveleve të ndryshme në eliminimin e dëshmitarëve të mundshëm. Rast shumë i rëndë është kur EULEX në kundërshtim të plotë me çdo parim shkencor të mjekësisë mjeko-ligjore, do të konstatojë pas më shum se një dekadë e gjysëm  se Abedin Rexha “Sabdokani” nuk kishte vdekur nga plumbat, por nga sulmi në zemër. Gjatë tërë viteve, Gani Geci kishte pranuar se e kishte vrarë “Sandokanin”, që e kanë pasur edhe dhëndërr, pra babë të nipave të tyre, por që e ka bërë në vetëmbrojtje. Vrasja e Ruzhdi Shaqirit, është një rast i veçantë që hedh dritë edhe në implikimet e faktorëve të ndryshëm institucionalë, pasi që për herë të parë do të ndodhë që dikujt do t’i ndryhohet masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpiak, me motivacionin se në burg nuk është i sigurt. Dhe ky motiv apo arsyetim, ngre një shqetësim: shqetësimin për pasigurinë e të arrestuarve dhe të dënuarve të tjerë në burgjet e Kosovës. Larg syve të opinionit, larg interesimit të medieve, fati i të arrestuarve dhe i të burgosurve të tjerë është shumë i paqartë dhe shumë i dyshimtë, sepse nëse dikush nuk paska siguri në burg, nuk mund të kenë as të tjerët. Pasigurinë e tij në burg e ka shprehur disa herë edhe Shkumbin Mehmeti. Çka po ndodh me të dhe me të tjerët? A po u bëhet shnatazh, kërcënime dhe joshje me premtime të ndryshme? Sa do të jenë të dobishme dhe të pranueshme dëshmitë e tyre që mund t’i japin apo t’i kenë dhënë në kushte të rënda për ta? Në anën tjetër, është nkë kategori tejtër e të burgosurve, si puna e Sami Lushtakut, i cili nga burgu kryente edhe punën e kryetarit të komunës, por edhe sipas informacioneve të bëra publike, nga burgu shkonte nëpër ambiente të ndryshme luksoze sikur të mos ishte fare i burgosur.
  3. Vrasjet politike, edhe pse të trajtuara si të tilla, janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, qoftë për motibet e vrasjes, qoftë edhe për të përfshirët në këto vrasje. Sigurisht vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit dallon nga vrasja e Bekim Kastratit, pasi që edhe motivet janë të ndryshme, por edhe të prëfshirët janë të ndryshëm. Dhe kur them këtë nuk kam parasysh personat e përfshirë, por llojshmërinë dhe cilësinë e të përfshirëve. A janë të përfshirë vetëm njëri krahë, apo më shumë krihë? A janë vrarë vetëm nga palë të tjera, apo janë të përfshirë edhe njerëz të të njëjtës anë me të vrarët? A janë të përfshirë vetëm faktorë shqiptarë, apo edhe serbë, dhe të tjerë? A janë të përfshirë vetëm struktura tip agjenture shqiptare, apo edhe agjentura ndërkombëtare?
  4. Një grup tjetër i vrasjeve, është një grup vrasjesh që nuk mund të konsiderohen tamam politike, por që, po ashtu, përfshijnë si të dyshuar personalitete politike. Rasti i vrasjes së Ramiz Hoxhës, është rast i këtillë, i cili edhe pse nuk mund të futet në kategorinë e vrasjeve politike, megjithatë ka reflektime politike për faktin se është vrarë me një urdhër nga SHP i UÇK-së, si dhe tashmë si i akuzuar është ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut dhe aktualisht, kryetar i një partie politike – Fatmir Limaj. Ky grup i vrasjeve me reflektime politike është lënë mbas dore, dhe nuk po i kushtohet rëndësi e duhur, me mundësi që të mos trajtohen fare, apo të mbyllen sa për sy e faqe.
  5. Është një grup tjetër vrasjesh që mund të mos konsiderohen vrasje të mirëfillta politike, në kuptimin se nuk kanë qenë veprimtarë politikë, ushtarakë, gazetarë dhe persona aktivë publikë, por që janë vrasje që kanë të bëjnë me personalitete të ndryshme edhe politike. Vrasja e Selim Broshajt, Ibush Kllokoqit, Ajet Istogut, Hamëz Hajrës dhe të tjerëve si këta që në kohën e komunizmit, kanë drejtuar nivele të ndryshme të Sigurimit Shtetëror ( UDB-së-SDB-së), të cilët, sipas dëshmive të ndryshme janë realizuar me urdhër të eksponentëve të lartë politikë në Kosovë, e të cilët duhet të zbrdhen për të parë gjithë skemën e krimit në Kosovë, përfshirjen e strukurave mafiozo-politike dhe të agjenturave të ndryshme. Aq më tepër kur ka dyshime të forta se të këtillët janë vrarë për të mos treguar për eskponentë të ndryshëm politikë, pra për mos të treguar lidhjet e tyre me shërbimet sekrete serbe dhe të tjera. Rasti i eliminimit të familjes Hajra, është rast unik që të shkatërrohet një familje  e tërë, kurse të mos jetë bindës arrestimi dhe dënimi lidhur me këtë rast, për çka edhe ka pas polemika dhe akuza të forta, si dhe një skandal në EULEX.