Vrau derrin e egër, ndalohet nga Policia

11.01.2017 11:59:15

Policia ka ndaluar një person të komunitetit goran si të dyshuar se ka vrarë një derr të egër, duke e cilësuar si gjueti e kundërligjshme.

Ngjarja  ka ndodhur në fshatin Vraniq të  Dragashit ku sipas Policisë i dyshuari në zonën e Gorës kishte vra një kafshë të egër (derr), e të cilin ia kishte shitur një personi tjetër.

Me urdhër të prokurorit nga i dyshuari është konfiskuar arma e gjuetisë me 12 fishekë, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.