Vriten 3 ushtarë turq dhe 4 militantë kurdë

17.09.2016 13:39:00

Tre ushtarë turq dhe katër militantë kurdë janë vrarë sot gjatë përleshjeve në provincën juglindore, Hakkari.

Ndërkohë, xhandarmeria turke ka kryer operacione të sigurisë të mbështetura nga helikopterët në rajone tjera, thonë burimet e sigurisë.

Tre ushtarë të tjerë turq janë plagosur gjatë përleshjeve në fshatin Agacdibi, rreth 20 kilometra në jug të provincës Hakkari e cila kufizohet me Irakun dhe Iranin.

Një operacion për t’i kapur militantët është duke u zhvilluar