Vriten 43 civilë në Mosul

23.03.2017 10:33:54
Gjatë operacioneve ajrore të 24 orëve të fundit në Mosul, të paktën 43 civilë janë vrarë.

Lajmi është konfirmuar  nga pjesëtarë të forcave ushtarake.

Ahmet el-Hazraci, pjesëtar i forcave të ndërhyrjes së shpejtë, thotë për AA se në 24 orët e fundit, në kuadër të operacioneve anti-DEASH, në sulmet ajrore të organizuara, të paktën 43 civilë kanë humbur jetën dhe ka shtuar se pjesë e tyre janë edhe fëmijë dhe gra.