Vriten dy ushtarë turq nga një sulm i IS-it në Siri

06.09.2016 18:58:27

Dy ushtarë turq janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, nga një sulm me raketë nga militantët e Shtetit Islamik, ndaj tankeve turke në afërsi të fshatit al-Ëaqf të Sirisë.

Kështu ka njoftuar sot ushtria tuke, duke thënë se Ushtria e Lirë e Sirisë ka marrë nën kontroll dy fshatëra nga IS-i, përderisa operacioni ushtarak për të larguar IS-in nga kjo zonë po vazhdon, shkruan Reuters.

Turqia ka nisur një operacion ushtark më 24 gusht ku së bashku me rebelët që po i mbështetë dhe Ushtrinë e Lirë të Sirisë, janë duke luftuar në qytetin kufitar të Jarablusit.

 

Edhe një ushtar i Ushtrisë së Lirë Siriane është vrarë, ndërkaq dy të tjerë nga plagosur, ka thënë ushtria turke.