Vritet me thikë parukjeri 40-vjeçar i Ronaldos

04.11.2019 22:49:04
Trupi i pajetë i 40-vjeçarit është gjetur nga  një punonjëse pastrimi e hotelit mbi krevatin  e dhomës ku ai po qëndronte, i mbuluar me gjak dhe me erë alkooli.
Ricardo Marques Ferreira dhe Ronaldo

ZVICËR- Ricardo Marques Ferreira, 40-vjeçari hair stylist portugez, i futbollistit Cristiano Ronaldo, është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Zyrih të Zvicrës.

Hair stylist portugez, Ricardo Marques Ferreira, 40-vjeçari i cili ka punuar prej vitesh për yllin e futbollit,  Cristiano Ronaldon raportohet nga mediat e huaja se është gjendur i vdekur në dhomën e hotelit ku ai po qëndronte në Zvicër.

Mediat e huaja kanë raportuar mbi ngjarjen e rëndë  që ka ndodhur me  parukjerin e Ronaldos i cili është vrarë me thikë. Ndërkohë  deri më tani është mësuar se policia vendase  ka  vënë nën pranga një brazilian 39-vjeçar, për  vrasjen.

Trupi i pajetë i 40-vjeçarit është gjetur nga  një punonjëse pastrimi e hotelit mbi krevatin  e dhomës ku ai po qëndronte, i mbuluar me gjak dhe me erë alkooli.