Vritet në Milano, killeri që shkaktoi masakrën e Berlinit

23.12.2016 11:35:18
Una delle foto segnaletiche distribuite dalla polizia tedesca del tunisino Anis Amri (S), ricercato per l'attentato al mercatino di Berlino, combata con una foto ANSA scattata a Lampedusa il 3 aprile 2011 dove si riconosce lo stesso Amri (D) tra i minori che appiccarono l'incendio alla Casa Fraternità della parrocchia a Lampedusa. ANSA

Killeri i sulmit në Berlin vritet nga policia në Milano, raporton agjencia e lajmeve ansa.it.

Autori i sulmit në tregun e krishtlindjeve në Berlin mësohet se është vrarë nga policia italiane rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Anis Amri ka shkëmbyer zjarr me policinë së sheshin May Day në Sesto San Giovanni, gjatë të cilit ai ka mbetur i vrarë.

Ndërkohë një prej efektivëve është plagosur dhe transportuar për në spital në Monza.

Autori mendohet se ka udhëtuar nga Berlini në Milano me tren, ndërkohë që në stacionin para sheshit në qytetin italian, në një kontroll rutinë nga policia i është kërkuar dokumentacioni. 21 vjeçari ka refuzuar urdhrin e policisë dhe ka nxjerr menjëherë pistoletën.