Vritet një komandant i lartë i ISIS-it

27.12.2016 11:02:25

Njëri nga komandantët më të lartë të ISIS-it i njohur si Abu Andal al Kuvajti besohet se është vrarë në luftime kur xhihadistët kanë tentuar që të ndalojnë përparimin e forcave sirian ka thënë sot Observatori sirian për të drejtat e njeriut.

Thuhet se vrasja e këtij komandanti ka ngjarë të hënën kur luftëtarët e ISIS-it tentuan të pengojnë hyrjen e Forcave demokrate siriane në fshatin Jabar që mbahet nga xhihadistët, transmeton Reuters.