Vritet një person në Fushë Kosovë, policia arreston të dyshuarin

20.07.2020 18:29:43

Një vrasje e rëndë ka ndodhur minuta me parë në Fushë Kosovë. policia ka arritur që të arrestoj një të dyshuar.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit të arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur në lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për të sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë Hoxha.