Vritet një polic në Kumanovë

31.07.2016 09:44:51

Një pjesëtar i policisë ka mbetur i vdekur në lagjen Sredorek të Kumanovës.

Mediat raportojnë se efektivi i Policisë me inicialet S.G është goditur për vdekje me mjete të forta nga disa persona në momentin që kishte tentuar të arrestojë një banor të lagjes Sredorek me shumicë rome.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30.

Vdekja e policit është konstatuar nga mjekët në Spitalin e Kumanovës, ndërsa MPB-ja ende nuk bërë të ditur identitetin e sulmuesit dhe nuk ka informuar zyrtarisht për ngjarjen dhe as për motivet e krimit