Vritet simboli kombëtar, shqiponja. Qeveria jep miliona për atë që gjen autorin

08.04.2019 17:53:45

Populli amerikan është zemëruar pasi dikush ka vrarë para disa javësh një shqiponjë në Arkansas. Ata kërkojnë me ngulm të gjejnë autorin dhe ta dënojnë për vrasjen e simbolit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qeveria ka ofruar një shumë prej 6000 dollarësh për personin që do të japë informacione të vlefshme që do të çojnë në identifikimin e autorit.

Shqiponja femër po qëndronte në folenë e saj në momentin që u qëllua dhe plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit nuk i dhanë as më të voglin shans të mund të fluturonte përsëri. Ajo ngordhi.

Ligji amerikan parashikon gjobë deri në 5 mijë dollarë për vrasjen e shqiponjës ose 1 vit burg. Ky shpend me kokën e bardhë, quhet shqiponja tullace dhe që nga viti 1782 është simbol kombëtar.