Vuante nga dhimbjet e barkut, i nxjerrin binjakun identik që nuk kishte lindur kurrë (Foto, +18)

05.10.2017 14:34:22

Pacienti i paemëruar nga Malajzia, ka lënë doktorët e mahnitur, pasi menduan se po e operojnë për t’ia larguan një tumor gjigant.

Në fakt, 15-vjeçari vuante nga sindromi i njohur si fetus in fetu dhe kishte në bark, binjakun e tij identik që nuk kishte lindur kurrë.

Binjaku i pa lindur që iu rrit në bark

Prej stomakut të fryrë të adoleshentit, u largua trupi i deformuar që kishte lëkurë dhe flokë normale, si dhe disa organe të deformuara.

Operacioni raportohet të ketë qenë shumë i komplikuar, meqë krijesa e rritur brenda tij kishte forma të mëdha dhe ia kishte bllokuar qarkullimin e gjakut.

Këto raste ndodhin te binjakët identik nga një vezore, kur njëri prej tyre hyn në tjetrin që është më i madh dhe rritet brenda tij.