Vuçiq dhe Merkel bisedojnë për Kosovën

09.07.2018 14:36:33

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Gjatë bisedës ata kanë diskutuar rreth situatës në rajon dhe krizës së migracionit.

Vuçiq ka theksuar se Zona Rajonale Ekonomike është një projekt me rëndësi vendimtare për të ardhmen e gjithë rajonit pasi do të tërheq më shumë investime dhe do të përshpejtojë rrjedhën e mallrave dhe shërbimeve, transmeton lajmi.net.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për vazhdimin e dialogut në mes Beogradit dhe Prishtinës ku ka rënë dakord se ruajtja e paqes dhe arritja e një zgjidhjeje kompromisi janë të një rëndësie vendimtare për të dyja palët.

Vuçiq dhe Merkel po ashtu biseduan për krizën e migracionit dhe masat që Serbia ka ndërmarrë për të vazhduar politikën e saj të përgjegjshme rreth kësaj çështje