Vuçiq eci nëpër kufirin e vendosur nga Thaçi më 1999 dhe lartësoi Milosheviqin, bashkëthemeluesin me Nanon, e linjës së Tiranës/Kretës, më 1997

10.09.2018 12:06:09

Nga Rexhep Kastrati

Tashmë kur gjithçka ka dal sheshit, dhe kur nuk ka më asnjë mundësi për t’i quajtur tradhtitë dhe pabesitë si teori konspiracioni dhe si vepër të aleatëve tanë, pasi që pazaret kanë dal për ledine, si zakonisht nuk pushojnë shfrimet legjitime, por edhe ato që shfaqen nga ata që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pjesë e estabilishmentit që kanë bërë dhe po bëjnë luftë speciale kundër linjës institucionaliste të presidentit Rugova.

Mirëpo, Vuçiq nuk bëri asgjë të vëçantë dhe asgjë që nuk ka qenë e ditur që më parë: ajo që ka bërë ai në veri, në fakt është një deja vu e asaj që ka bërë Hashim Thaçi më 1999. Në fakt, Vuçiq vetëm ka ecur nëpër kufirin që ka vendosur Hashim Thaçi më 1999, i cili në mënyrë perfide kishte penguar marshimin e punonjësve shëndetësorë të spitalit në veri të Mitrovicës për t’u kthyer në vendet e punës, duke e bërë atë që forcat represive serbe bënin gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, e të cilat, po ashtu, pengonin dhunshëm punëtorët shqiptarë që të ktheheshin në vendet e tyre të punës.

Kjo do të ishte e mjaftueshme për të kuptuar se ashim Thaçi dhe linja e Tiranës/Kretës bashkë me linjën udbasho-jugosllavokomuniste kishin dalë në skenën politike të Kosovës për shkatërruar interesat e saj dhe të shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, por edhe në territoret e shqiptare në shtetet e dala nga ish-Jugosllavia.

Kjo nuk u pa vetëm në pengimin e punonjësve shëndetësorë të spitalit në veri të Mitrovicës për t’u kthyer në vendet e tyre të punës, por edhe me takimin që Hashim Thaçi pat me Momçilo Trajkoviqin dhe popin Artemije ende pa u kthyer shqiptarët nëpër vatrat e tyre, kur edhe ishin marr vesh për kantonizimin e Kosovës, edhe kur Bajram Rexhepi takohej si pa të keq me Oliver Ivanoviqin dhe ndërtonin strategjinë e ndarjes përfundimtare të veriut.

Pra, gjithë angazhimet e linjës së Tiranës/Kretës dhe të Hashim Thaçit që nga fillimi kanë qenë angazhime për ndarjen e Kosovës mbi baza etnike, pra për ta çuar në vend misionin e dhënë nga takimi Nano-Milosheviq në Kretë, më 1997.

Pra, nuk ka Vuçiq nuk ka thënë asgjë të re kur ka lavdëruar Milosheviqin, sepse këtë të fundit e ka lartësuar linja e Tiranës/Kretës në krye me Hashim Thaçin me vendosmërinë e palëkundur për të zbatuar platformën serbe për ndarjen etnike të Kosovës.

Vuçiq ka ecur nëpër kufin e vendosur më 1999, nga linja e Tiranës/Kretës në krye me Hashim Thaçin, dhe ka lavdëruar Milosheviqin që e kanë lartësuar këta me zbatimin e përpiktë të platformës për ndarjen etnike të Kosovës.

Pse të na vijë rëndë sjellja dhe deklarimi i një shovenisti serb i rritur dhe i brumosur me urrejtje dhe racizëm kundër shqiptarëve, e të mos na vijë rëndë për zbatimin e përpiktë të platformës serbe për ndarjen e Kosovës mbi baza etnike, nga ana e linjës së Tiranës/Kretës Hashim Thaçi?

Pse të na vijë rëndë sjellja edhe deklarimi i një shovenisti serb i rritur dhe i brumosur me urretje dhe racizëm kundër shqiptarëve, e të mos na vijë rëndë lufta speciale politike dhe medetike e bërë nga korpusi medietik kundër LDK që e lartësuan dhe e heroizuan Hashim Thaçin dhe linjën e Tiranës/Kretës, e në anën tjetër, shpallnin tradhtarë dhe udbashë të gjithë ata që përfaqësonin interesat legjitime të shqiptarëve të Kosovës, dhe gjithë ata që i kundrviheshin angazhimeve kundërkombëtare dhe luftës speciale që lartësonte tardhtarët e vërtetë të Kosovës?

Janë 20 vjet që në mënyrë sistematike linja e Tiranës/Kretës në krye me Hashim Thaçin që është duke punuar kundër interesave të Kosovës, janë 20 vjet që zhvillohet luftë speciale politike dhe mediale kundër linjës institucionaliste të presidentit Rugova, janë njëzet vjet që është lartësuar, heroizuar dhe hymnizuar tradhtia, vëllavrasja dhe shkatërrimi i brendshëm, dhe në vend se të kishte një reagim të organizuar dhe të mirëfilltë politik e medietik kundër linjës së Tiranës/Kretës dhe linjës udbasho-jugosllavokomuniste, por nuk ndodhi kështu: personalitete të rëndësishme u vranë, të tjerë u frikësuan, të tjerë u blenë, të tjerë u shantazhuan, të tjerë u margjinalizuan, dhe kështu u fuqizua tradhtia, u fuqizua dominimi i strukurave mafiozo-politike dhe i rekrutëve shqiptarë të agjenturave kundërshqiptare dhe të shoqërive sekrete, kurse populli i shndërrua në popull politik në turmë politike.