Vuçiq ende merret me Walkerin: Do të llogaritën pasojat e tmerrshme të tij

11.05.2017 20:38:31
Zyrtarët serbë ende janë duke u marr më deklaratën e William Walker, i cili tha se ka një projekt se si mund të jetë Shqipëria e Madhe.

E gjithë Serbia u morë e u stër-morë me këtë deklaratë të cilën e quajtën skandaloze dhe destabilizuese,besa besa edhe kërcënuese ndaj vendit, por në përkrahje të shqiptarëve, shkruan lajmi.net.

Pas reagimeve të njëpasnjëshme të kryeministrit dhe presidentit të zgjedhur të Serbisë, Aleksandër Vuçiq vjen edhe një tjetre që thotë, se në të ardhmen e afërt do të llogarisin pasojat e raportimit të William Walker karshi Serbisë.

“Do të shohim të gjitha mundësit tona ligjore për të vendosur çështjen e legjitimitetit dhe ligjshmërisë së vendimeve që janë bërë në këtë pikë, e pastaj do të shohim se çfarë dëme ka shkaktuar raportimi i tij”, ka thënë Vuçiq.