Vuçiq i ankohet BE-së për kushtet e Kosovës, thotë se Prishtina dëshiron ta përul Serbinë

27.10.2016 15:13:16
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se kushtet e reja të Kosovës për vazhdimin e dialogut në Bruksel, tregon që Kosova nuk dëshiron dialog dhe ka shtuar se për këto gjëra sot do të bisedohet në mbledhjen e qeverisë dhe në takim me shefen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve se ajo që kërkohet nga Serbia për të është e pabesueshme dhe tregon se dikush nga ana e Prishtinës nuk dëshiron dialog, por vetëm ta përul Serbinë, transmeton lajmi.net.

Ministrja kosovar për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se Prishtina si kusht për vazhdimin e dialogut në Bruksel kërkon që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës, të paguaj dëmet e luftës dhe të vendos përmes demarkacionit kufirin e saktë ndërmjet dy shteteve.

Vuçiq ka thënë se këto deklarata nuk kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve.