Vuçiq i përgjigjet Veselit, zbulon qëndrimin e Putinit për njohjen e Kosovës

18.01.2019 15:57:33

Aleksandar Vuçiq i është përgjigjur deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është përgjigjur deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është duke përparuar afrimin e Rusisë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Merreni si diçka pozitive, ne jemi me Amerikën, me perëndimorët, e fqinji ynë në veri po tenton të kaloj mirë me perëndimorët. Putinit pas një takimi me Thaçin, i ka thënë të njëjtat gjëra edhe pas atij me Vucicin, pra Rusia po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Shpresojmë shumë që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së këtë vit”, ka thënë sot Veseli, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë me shefat e Grupeve Parlamentare, transmeton lajmi.net.

Por, Vuçiq ka thënë se Putin gjatë takimit të tyre dje në Beograd ia ka thënë të kundërtën.

“Nëse Kadri Veseli thotë ashtu, atëherë ashtu duhet të jetë”, ka thënë me ironi Vuçiq, shkruan B92.

“Unë nuk e kam dëgjuar që Putin ta ketë thënë një gjë të tillë, ai e ka thënë të kundërtën”, shtoi ai.