Vuçiq: Jemi në telashe të mëdha

03.04.2018 17:25:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se shteti i tij ndodhet në telashe të mëdha për shkak, siç ka thënë ai, gabimeve që janë bërë, raportojnë mediet serbe, transmeton portali “Zëri.info”.

“Jemi në telashe të mëdha. Shumë gabime kemi bërë, shumë rrethana nuk na shkojnë për duar, por na mbetet ta ruajmë shtetin tonë”, ka thënë Vuçiq pas një takimi me presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik.