Vuçiq: Kapitulli 35, më i vështiri

10.09.2016 13:56:36

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar sot se hapja e kapitullit 35 në negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian, do të jetë etapa më e vështirë e këtyre bisedimeve pasi siç tha ai, ka të bëjë me Kosovën.

Ndryshe ky kapitull e kushtëzon Serbinë që t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, pa e  konsideruar si pjesë të veten.

“Kur ne ishim dakord me BE-në në të gjitha gjërat, është kuptuar qartë se nëse ne duam që ti përkasim këtij lloji të shoqërisë dhe që ne ndajmë po këto vlera”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar gjithashtu se janë diskutuar kapitujt ende të hapur siç, janë nenet 5,25,26 dhe 20 si dhe progresin ekonomik dhe një jetë më të mirë për qytetarët e Serbisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Këto komente Vuçiq i bëri pas takimeve që nga mbrëmë i nisi me komisionarin për zgjerim e BE-së për zgjerim e fqinjësisë të mirë, Johanes Hahn ku edhe përfundoj duke thënë se “Hahn është një mik i sinqertë i Serbisë”.