VUÇIQ: KOMPROMIS ME KOSOVËN OSE HUMBET SERBIA

18.02.2018 14:27:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se kompromisi me shqiptarët është interes jetësor për Serbinë dhe serbët.

Ai në një takim me sudentët serbë në Universitetin e Prishtinës, me seli në Mitrovicë, foli për pozitën e Serbisë në qarqet ndërkombëtare, njoftojnë mediet serbe.

“Në arenën politike Serbia është në pozicion të vështirë, ngase, kur është çështja e Kosovës, neve na kundërshtojnë kudo në botë”, deklaroi Vuçiq, transmeton RTK.

“E jona nuk është të përpiqemi ta fitojmë luftën, që nuk mund ta fitojmë, por të angazhohemi me mjete politike”, shtoi kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në bisedë me studentë, Vuçiq i bindi se duhet përpjekur të arrihet kompromisi me shqiptarët, ndërsa “ata që kundërshtojnë këtë nuk kuptojnë se, kështu, humbim ne, serbët dhe Serbia, sepse më rëndë do të kemi ne se Kosova”.