Vuçiq: Me marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, evituam njohjen e Kosovës

20.01.2020 21:19:04

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur nga Zvicra rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi, të nënshkruar sot në Berlin për vendosjen e një linje fluturimi Prishtinë-Beograd.

Vuçiq ka thënë se me këtë marrëveshje është evituar njohja e pavarësisë së Kosovës.

Për shkak se operator do të jetë kompania gjermane, Vuçiq ka thënë se në këtë mënyrë është evituar njohja e Kosovës si shtet.

“Air Serbia do duhej të nënshkruante të gjitha dokumentet me shtetin e Kosovës. Do të duhej të bënte marrëveshje me aeroportin Adem Jashari, por edhe me Kosovën si shtet, do duhej ta pranonim se hapësira ajrore nuk është nën kontrollin tonë. Për këtë ne kërkuam dhe luftuam që ta involvojmë KFOR-in, ta kemi një ndërmjetës që me rezolutën e OKB-së është përgjegjës për atë hapësirë” , ka theksuar presidenti serb.