VUÇIQ: ‘MILLOSHEVIQI KA PASUR QËLLIMET MË TË MIRA’ NË KOSOVË

10.09.2018 00:24:56
Nga Muhamet Hamiti
Autokrati i parapëlqyer i BE-së, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke folur para turmës serbe, e ka lavduar sot gjatë vizitës në Kosovë ish-shefin dhe pararendësin e vet Sllobodan Millosheviq me këto fjalë: “Millosheviqi ka qenë lider i madh serb; qëllimet i ka pasur padyshim më të mirat, mirëpo rezultatet i kemi pasur shumë më të këqija”.
Qëllimet e mira të Kasapit të Ballkanit kanë qenë të krijojë Serbinë e Madhe. Në kulmin e fushatës së tij gjenocidale në Kosovë, ai me ushtri e forca paramilitare serbe kishte përzënë dhunshëm mbi 900.000 shqiptarë, kishte vrarë më shumë se 12.000 shqiptarë të Kosovës.
Iu desh NATO-s të interventonte me fushatë ajrore 78-ditëshe në pranverën e vitit 1999 për t’u dhënë fund këtyre ‘qëllimeve të mira’ të pararendësit të Vuçiqit. Për këto ’qëllime të mira’, po të mos bënte vetëvrasje në paraburgim, Millosheviqi do të gjykohej në Tribunalin e Hagës. Vuçiqi që ka qenë anëtar i kabinetit të luftës të Millosheviqit në kohën e luftës në Kosovë. Fjalët e tij të lavdit për Kasapin në faqen e internetit të partisë së tij, SNS (Partia Përparimtare e Serbisë).