Vuçiq nuk mundi të besojë së Kosova pa e pyetur as NATO-n dërgoi ROSU-n në veri

15.01.2017 00:02:58

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq doli sot në konferencë të jashtëzakonshme për media, ku njoftoj opinion serb se treni i linjës Beograd-Prishtinë është ndalur në Rashkë dhe zor që mund të futet në Kosovë.

Ai ka thënë se “shqiptarët po provojnë” dhe se ekziston rreziku i nxitjes së një konflikti të gjerë.

Për këtë, Vuçiq i cili e kishte bekuar trenin me mesazhe provokuese dhe ikonografi kishtare, tha se do të njoftojë Rusinë, raporton lajmi.net.

Mirëpo, Vuçiqi nuk ka besuar se diçka si kjo do të ndodh.

Ai është shprehur i befasuar se si shqiptarët morën guximin t’i dërgojnë forcat speciale në kufi me Serbinë.

“Shqiptarët pa miratimin e askujt, as të NATO-s, dërguan 17 automjete të blinduara të tipit ‘kobra’ me njësitë speciale ROSU në veri të Kosovës në mënyrë që të provokojën përleshje. Vendimi im ishte në atë moment, dhe me këtë jam krenar, që të ndalojë trenin në Rashkë në mënyrë që ta ruaj edhe lirinë edhe jetën e njerëzve tanë”, ka thënë Vuçiq.

Treni tashmë është rrugës për Beograd.