Vuçiq: Raportet Kosovë-Serbi s’janë problemi më i madh në Ballkan

14.09.2016 16:53:15

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP ka thënë se raportet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë problemi më i madh në Ballkan.

“Serbia e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, mirëpo kohëve të fundit ka më shumë besim reciprok mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Vuçiq.