Vuçiq: Serbia e gatshme për kompromis me Kosovën

02.02.2018 20:33:32

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk do ta “fusë kokën në rërë siç kanë bërë tjerët” kur është fjala për Kosovën, raportojnë mediat serbe.

Ai ka shtuar se është i gatshëm për kompromis, por ka porositur se nëse dikush mendon që Serbia do t’i jep të gjitha dhe të mbetet pa asgjë, mashtrohet keq, transmeton Telegrafi.

Këto komente presidenti serb i bëri kur gazetarët e pyetën se çfarë po ndodh me dialogun e brendshëm për Kosovën, dhe për çfarë kompromisi është Serbia e gatshme të bëjë për një zgjidhje afatgjate.

“Në fund do të jenë qytetarët e Serbisë do të japin verdiktin për këtë çështje. A dëshiroj unë si president të sillem sikur tjerët të fusë kokën në rërë dhe të them, nuk ka problem do të presim edhe 200 vite derisa fëmijët dhe nipat e juaj të kalojnë nëpër problemet e njëjta që kemi kaluar edhe ne, baballarët dhe gjyshërit tanë, apo jeni të gatshëm të bëni siç do të jetë kompromisi për serbët dhe shqiptarët?”, ka shtuar Vuçiq.