Vuçiq takohet me presidentin e Bjellorusisë, bisedojnë edhe për Kosovën

21.06.2019 12:57:22

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me presidentin e Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke qëndruar në vizitë dyditore në Minsk, me ftesë nga presidenti i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko.

Vuçiq ka bërë të ditur se me Lukashenkon ka biseduar për raportet bilaterale mes dy shteteve dhe mundësinë e shkëmbimeve të tregtisë, raporton “Kurir”, transmeton lajmi.net.

 

Por, pjesë e diskutimeve të tyre ka qenë edhe çështja e Kosovës.

“Jemi pajtuar për vizitën e tij të ardhshme në Beograd”, deklaroi Vuçiq.

“E kam falënderuar që mbështet integritetin territorial të Serbisë. Ai ka qenë kreu i shtetit që gjatë bombardimeve kishte vizituar vendin tonë dhe tregoi dashuri ndaj popullit serb. Kemi biseduar edhe për Kosovën, Lukashenko shumë mirë e njeh pozicionin tonë dhe gjendjen në Serbi”, shtoi ai.