Vuçiq thotë se dialogu do të transferohet në nivel presidencial, Beogradi nuk ulet në tryezë me dikë me urdhër-arrest për krime të rënda

03.07.2017 11:23:27

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq thotë se nëse Ramush Haradinaj do të zgjidhet Kryeministër i Kosovës, serbët këtu duhet të ‘jetojnë me këtë fakt’.  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që dialogu Beograd-Prishtinë të vazhdohet, për shkak se kështu ulet tensioni.

Ai ka paralajmëruar mundësinë për transferimin e dialogut në nivel presidencial.

“Kosova e Veriut nuk mund të jetë e kërcënuar, por bisedimet janë të nevojshme, kryesisht për shkak të popullit tonë në qendër të Kosovës, për ekzistimin e tyre dhe mbrojtjen e tyre. Ata janë të pambrojtur, as policia e as ushtria, nuk janë në mbrojtje për ata”, ka deklaruar Vuçiqi.

Siç thotë ai, Beogradi gjithmonë vepron qartë, haptazi dhe drejt, në përputhje me kufizimet që kanë të bëjnë për interesat shtetërore, përderisa shqiptarët në periudhën e fundit kanë ndërruar sjelljen.

“Shqiptarët më parë filluan të ndryshojnë sjelljen. Çdo gjë filloi të trajtohet si çështje të brendshme dhe për të imponuar këtë ide se ata nuk kanë ndonjë nevojë që të negociojë me Beogradin. E përsëris: “Kjo është çështje e Kosovës, ndërsa në jemi shtet i pavarur”. Ne u kemi përgjigjur: “ E pra, nëse është kështu, po e ndalim negocionin”, dhe të shohim se si kjo do të ju funksionojë”, ka thënë Vuçiq.

I pyetur se a do të kalojnë negociatat në nivel presidencial siç edhe po flitet, ai ka thënë se mendon që kjo do të bëhet.

“Nëse serbët nga Kosova dhe Metohija duhet të bashkëpunojnë dhe bisedojnë me të gjithë, mbi të gjitha edhe me Haradinaj, atëherë është shumë e vështirë që Beogradi të ulet në tryezë të bisedojë dhe të jetë i lumtur me dikë që është i ndjekur me urdhër-arrest për krime të rënda”, ka vazhduar Vuçiqi.

Vucic ka theksuar se dialogu është proces i komplikuar, por sipas tij më mirë është që bisedohet, dhe se në rast që Ramush Haradinaj bëhet kryeministër i Kosovës, serbët duhet të “jetojnë me këtë fakt”.

Vuçiqi nesër do të takohet me presidentin Hashim Thaqi në Bruksel, bashkë me shefen e BE-së për politikë të jashtme Federica Mogherini, dhe siç ka thënë ai, nuk është e ditur saktë për temat që do të fliten, por kryesisht do të bisedojnë se për atë se si e shohin Kosovën në 5, 10, 15 vitet e ardhshme.