Vuçiq uron presidentin Trump – Serbia partner i besueshëm

20.01.2017 20:11:31

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka uruar presidentin e ri amerikan, Donald Trump. Në urimin e tij, Vuçiq ka deklaruar se shteti serb është i gatshëm të jetë një partner i besueshëm dhe i përgjegjshëm i Shteteve të Bashkuara.