Vulin: Prishtina nuk po mund ta kuptojë që drejtësia nuk ka lidhje me politikë

06.01.2017 16:39:04

Ministri i Punës në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, lidhur me arrestimin Ramush Hardaniajt, ka deklaruar se Prishtina nuk po mund ta kuptojë që e drejta dhe drejtësia nuk kanë kurrfarë lidhje me politikën e as me bisedimet, derisa është zotuar se Serbia do të luftojë gjithmonë për drejtësi, të vërtetën për viktimat dhe që të dënohen krimet e bëra pa marrë parasysh se nga kush janë kryer, shkruajnë mediat serbe.

“Dikush ose ka bërë ose nuk ka bërë krime gjatë luftës, dhe kjo nuk ka kurrfarë lidhje me politikën, as me bisedimet dhe rrethanat ndërkombëtare. Prishtina me sa duket nuk po mund ta kuptojë që e drejta dhe drejtësia nuk kanë kurrfarë lidhje me politikë”, ka shtuar Vulin, transmeton Telegrafi.

Sipas tij Prishtina zyrtare nuk po mund ta kuptojë këtë, dhe po synon që përmes politike të merr vendime në drejtësi.