Vushtrri: Vdes 66 vjeçari i aksidentuar ditën e Bajramit

18.09.2016 15:27:00

Një person ka vdekur sot, si pasojë e një aksident të rëndë të ndodhur me 12 shtator në Vushtrri, raporton Veriu.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se viktima ishte nën përkujdesje mjekësore.

“Sot është raportuar se ka ndërruar jetë viktima I.M. 66 vjeçar, si pasojë e një aksidenti të shkaktuar më 12 shtator. Viktima që nga 12 shtatori ishte nën përkujdesje mjekësore si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident”, tregon Zahiti.

Aksidenti ishte shkaktuar ditën e Kurban Bajramit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Maxhunaj.