Vushtrriasja e infektuar me koronavirus shetitë nëpër qytet

07.07.2020 09:00:20

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndaluar një femër të prekur me koronavirus.

Policia e Kosovës gjatë së hënës në ora 19:40 në rrugën “Ismail Qemajli”, në Vushtrri ka ndaluar një grua e cila ishte e infektuar nga koronavirusi, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur, ndalimi i saj është bërë gjatë patrullimit të njësitit policor nëpër qytet.

Në konsultim me prokurorin, ndaj të dyshuarës është iniciuar procedure penale dhe e njëjta do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK-ja.