VV me nënshkrime për seancë për çështjen e përjashtimit të Agjencisë së Akreditimit

01.03.2018 15:03:57

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, gjatë mbajtjes së seancës në Kuvendin e Kosovës, është parë teksa po mblidhte nënshkrime nga deputetët e pranishëm.

Haxhiu për KosovaPress tha se po kërkojnë një seancë të jashtëzakonshme, lidhur me përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

“Po kërkojmë seancë të jashtëzakonshme lidhur me përjashtimin e Kosovës nga Komisioni ndërkombëtar i cilësisë së arsimit”, tha ajo.