VV pro koalicionit me krahun reformator të LDK

04.05.2017 18:37:17

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka thënë se VV-ja mund të bëj koalicion me krahun reformator të LDK-së, i cili e kundërshton Isa Musfafën.

“Ky krahu reformator i LDK-së, bashkë me opozitën, në krye me Vetëvendosje-n, mendoj se mund të sillnin ndryshimet e  mirëseardhura Kosovës. Unë e shoh këtë modus”, ka thënë Konjufca sot në emisionin “n’Kuvend”, të Radio Televizionit të Kosovës.

Konjufca, ka deklaruar se me PDK-në, nuk mund të arrihen gjërat që janë esenciale në Vetëvendosje”. Ai ka bërë me dije se me afrimin e zgjedhjeve vije dhe procesi i natyrshëm i shqyrtimit të llojit të bashkëpunimit. “Vetëvendosje është në atë proces dhe është duke i shqyrtuar të gjitha opsionet. Ne në vazhdimësi kemi artikuluar pozicionet tona politike për të treguar se për çka ka nevojë Kosova. Në bazë të kësaj shikojmë se me kë ka nevojë dhe me kë mund të bashkëpunojmë”, ka thënë Konjufca, sot në emisionin “n’Kuvend”, të Radio Televizionit të Kosovës. Ai ka vlerësuar se ndryshimi i vërtet në Kosovë, e ka një pikënisje.

Sa i përket demarkacionit, Konjufca ka thënë se në fillim nuk është menduar se do të ketë problem me demarkacionin dhe do të jetë proces i lehtë, duke e marrë parasysh se Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Mirëpo komisioni shtetëror i cili është caktuar për të matur territorin, konsiderohet se nuk ka qenë në nivel të detyrës dhe që ka dëmtuar Kosovën me 8 mijë hektar territor’, ka thënë ai. Sipas tij demarkacioni nuk është shpikur nga opozita. Ai ka thënë se vetëvendosje nuk do të bënte gabimin për kushtin e vizave. Sipas tij do të ishte mirë nëse demarkacioni i mbetet një qeveria të ardhshme. “Unë nuk besoj se ky problem do të zgjidhet nga kjo qeveri”, ka thënë ai. Sipas tij Kosova nuk është dashur ta pranon kriterin e kadastrit. “E mirë është se Mali i zi ka shprehur gatishmëri që të rishqyrtojë edhe njëherë këtë marrëveshje”, ka thënë ai. Konjufca ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ka marrë goditje nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka vlerësuar se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Maloku: S’ka pasur transparencë për demarkacionin

Kurse politologu Albinot Maloku, ka deklaruar se nuk ka pasur shumë transparencë në procesin e Marrëveshjes së Demarkacionit. Ai ka thënë se në këtë proces është e kyçur Bashkimi Evropian dhe Mali i Zi, por edhe opozita kosovare. Sipas tij opozita kosovare nuk ka dalë me alternativë. Maloku thënë se nga Gjykata Speciale nuk do të krijojë ndonjë traumë politike.