Walker tregon se çka u bisedua në takimin e sotëm VV-AAK-AKR-Nisma

13.05.2017 19:48:59

Ambasadori William Volker ka bërë bashkë përfaqësuesit e partive opozitare, për t’i bindur ata për një koalicion të përbashkët për zgjedhjet e 11 qershorit.

Pjesë e këtij takimi ishin përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancës Kosovare e Re dhe Nismës për Kosovën.

Walker ka thënë se beson fuqishëm se këto parti janë të duhura për Kosovën dhe beson fuqishëm në ndryshimet që do t’i sjellin popullit.

“Ishte një takim shumë miqësor. Biseduam për shumë çështje, përfshirë edhe koalicionet e mundshme. Besoj tani për tani këta janë njerëzit që i duhen Kosovës”, ka thënë Wolker

Se agjendë e këtij takimi ishte diskutimi për koalicion, këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili tha se nuk është arritur asgjë nga ky takim, pasi ishte vonë dhe se shumica e partive e kishin dakorduar për listën e tyre për deputetë. Ai shtoi se ekziston mundësia që pas zgjedhjeve këto parti të bëhen bashkë.