Wanderlust: 5 arsyet për të vizituar perlën e pazbuluar të Kosovës (Foto)

03.12.2016 21:21:01

Revista e njohur britanike për turizëm, Wanderlust, ka shkruar për pesë arsyet e vizitës në perlën e Kosovës, Prizrenin.

Me një trashëgimi të pasur kulturore, kulturë të kafesë dhe sfondin e saj malor, Prizreni është sekreti më së miri i mbajtur në Kosovë, transmeton lajmi.net

Ja pse duhet ta vizitoni vendin dhe qëndroni pak më gjatë në të…

magazine-cropped-dreamstime_xl_43356629

Është një vend i mahnitshëm

Xhamia e Sinan Pashës
I ndodhur mes maleve të Sharrit nga njëra anë dhe rrënojat e një kështjelle në majën e kodrës nga ana tjetër, Prizreni ka një pozitë të përshtatshme gjeografike. Nëpër zemër të qytetit rrjedh lumi i Lumbardhit (Bistrica), ujërat e shpejta rrjedhin nën urat e shumta që kalojnë përmes qytetit.
Nga kalaja, qyteti i vjetër lidhet nga kodra me sheshin e kalldremit poshtë, Shadërvanin, në të cilin ndodhen Xhamia e Sinan Pashës dhe Ura e Gurit. Përzierja marramendëse e arkitekturës osmane dhe asaj bizantine, Prizreni e meriton emrin e saj “Muzeu nën qiellin e hapur.”

magazine-cropped-dreamstime_xl_4396594

Është kompakt dhe i lehtë për t’u eksploruar

Mënyra më e mirë për të parë Prizrenit është që të dilni në rrugë dhe të endeni në mënyrë të rastësishme. Historikisht, Prizreni ka qenë një vend takim i kulturave dhe i tolerancës fetare, e cila fatkeqësisht është testuar në kohët e fundit nga lufta e Kosovës.
Ia vlen të kërkoni leje për të vizituar Kishën e Zonjës Ljevis, kishë e cila është pjesë e trashëgimisë botërore të Uneskos. Afresket e saj të bukura janë restauruar pjesërisht pas një sulmi zjarrvënës në vitin 2004. Në këtë Kishë thuhet të jetë pagëzuar babai i Shën Terezës.
Nëse ju duhet të zgjidhni vetëm një xhami, vizitoni Xhaminë e Sinan Pashës, e cila është e pasur me ngjyra të modelit arab. Dhe në qoftë se ju mund të përshtatet një e dytë, xhamia Bajrakli ka në vete piktura të ndërlikuara me ngjyra blu dhe bardhë. transmeton lajmi.net

 

magazine-cropped-dreamstime_xl_53985495

Ushqimi është i mahnitshëm

Tavolinat e kafeneve janë të shpërndara buzë linjës së lumit dhe sheshit Shadërvan. Ju mund të porositni për rreth një euro, kafe, çaj apo birrë. Kamarierët janë shumë miqësor, të sjellshëm, ndërsa në përgjithësi kosovarët janë mjeshtër të mikpritjes.

Ushqimi është i mirë, jo vetëm në Prizren, por edhe në fshatrat përreth. Lugina Zhupa është e njohur për restaurantet e peshkut, ndërsa rajoni i Hasit shërben për ushqim të shijshëm dhe malor.

Vizitojeni restaurantin Xheti pranë fshatit Gjonaj: burekun me djathë, flijën, krelane të shërbyer me ullinj dhe ajvar -të gjitha shërbehen me domate të pjekura, kastravec të freskët dhe marule. Dhe në fund fare, provoni një filxhan makiato të fortë.
magazine-cropped-dreamstime_xl_73043130
Festivali shumëngjyrësh është ngjarje e rregullt

Nëse doni të jeni në një festë tradicionale të Kosovës, ndiqeni festivalin në fshatin Gjonaj në afërsi të Prizrenit, e cila tregon më së miri për këngët popullore, vallet dhe kostumet tradicionale. Ose provoni të jeni në festivalin e këngës në qytet, e cila mbahet në muajin korrik.
Për ata që preferojnë muzikë moderne, NGOM Fest dhe pop janë në fund të qershorit. Dashurinë për kulturë mund ta shihni edhe nga artistët lokal, të cilët veprojnë përreth lumit të qytetit në qershor, ndërsa SculpFest zhvillohet dy herë në vit, shkurt dhe shtator.
Javën e dytë në qershor është Bunar Fest, ndërsa DokuFest është festivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër, ku bëhet një përplasje e shëndoshë e imazheve të vendeve të botës. Të gjitha këto shfaqen nën qiell të hapur, tek Xhamia e Sinan Pashës e në kala.

magazine-cropped-dreamstime_xl_6969522

Natyra nuk është kurrë shumë larg

Kur të ngopeni nga vizita në rrugët e qytetit, mund të vozitni në rajonin e Sharrës me një makinë të vogël nga Prizreni. Informacioni turistik tregon për kasollet malore, fshatrat kodrinore, majet dhe kanionet, liqenet dhe lumenjtë akullnajorë, si dhe burimet e ujëvarat., kafshët e egra të cilat rriten në këto vende si rrëqebulli, ariu, dhia e egër, ujku dhe derri i egër.
Nëse nuk doni të shkoni vetëm, ka grupe të cilat organizohen në nivel lokal për të vizituar vendet kulturore dhe për të krijuar aventura të reja.
Çiklizëm, hiking, ngjitje, qëndrime gjatë natës në kasollet malore, janë disa nga aktivitetet të cilat organizohen.
Helen Moat është autor që do të shkruajë një libër rreth udhëtimit