“WatchOut!” hap afatin e aplikimit për filmdashësit

14.04.2017 09:45:58

 

Festivali i filmit “WatchOut!” që mbledh çdo vit, përgjatë muajit Maj, për filmdashësit në Tetovë, hap afatin e aplikimit
WatchOut është festival ndërkombëtar dhe është e hapur për aplikime nga e gjithë bota. Për të aplikuar duhet që naracioni vizual të jetë brenda tre kategorive të festivalit: film i shkurt, dokumentar dhe eksperimental ose i animuar.

Qendra LOJA fton të gjithë autorët e filmave nga rajoni dhe më gjërë të aplikojnë deri më 30 Prill 2017, kur edhe mbyllet afati aplikimit. Rajoni tashmë veçse i ka dëshmuar kapacitetet në fushën e filmit andaj edhe pritshmëritë e organizatorëve janë të larta.

Si edhe çdo vit, festivali mbahet në hapësirë të hapur, nga 23 deri më 26 Maj 2017 në Tetovë, ku përveç projektimve të filmave gjatë javës së festivalit, organizatorët sjellin edhe risi të ndryshme, një ndër ato janë puntoritë me emra të mëdhenjë nga kinematografia botërore.

Për të aplikuar ndiqni vegëzën në vijim: http://watchoutfilmfest.com/form/apply.php

Ndërsa informacione të vazhdueshme rreth festivalit do të mund të merrni në web faqen ashtu si edhe në faqen zyrtare në Facebook.