Wenger i hap deren largimit te Sanchez e Ozil

12.10.2017 15:43:16

Arsene Wenger deklaron se mundësia e largimit në janar për Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil është konkrete. Të dy lojtarët kanë kontrata me prag skadence fundin e këtij sezoni në stadiumin Emirates dhe shumë prej klubeve europiane janë duke monitoruar situatën e tyre. Javën e shkuar sic raportojnë mediat britanike, Alexis Sanches i komunikoi zyrtarisht Topcinjve të Londrës vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën, duke lënë të hapur shtegun për Manchester Citin dhe Paris Saint-Germain, dy klube kandidate për të përfituar shërbimet e tij. Nga ana tjetër Mesut Ozil, ka interesimin e Manchester United dhe Barcelonës, por mesfushori 28 vjecar, i cili u ble për 42 milionë paund nga Reali i Madridit, duket se ndihet mirë në Londër dhe agjenti i tij ka deklaruar se turko gjermani është i gatshëm të hyjë në bisedime për një rinovim me Arsenalin. Sidoqoftë, Wenger deklaron se të dy lojtarët mund të largohen në merkaton e dimrit cka do ti paraprinte largimit të tyre me paramtera zero në fund të sezonit:

 “Në këtë situatë ku ndodhemi kemi analizuar cdo skenar ndaj dhe largimi i tyre në janar është një opsion i mundshëm. Sa i takon dëshirës së Ozil për të qëndruar mund të them se jam në dijeni dhe më vjen mirë për këtë fakt. Aktualisht nuk kemi asnjë vendim konkret për ta komunikuar zyrtarisht por shpresoj që situata të ndryshojë sa më shpejt”

Aktualisht skuadra e Wenger renditet në vendin e 5 të klasifikimit të Premier League dhe ka një rendiment të mirë me 7 fitore në 7 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.