William Walker në selinë e LDK, a po përpiqet të bindë Mustafën të bëjë marrëveshjen e duhur për Kosovën

13.01.2020 12:50:42

Ish-shefi i misionit të OSBE, William Walker ka arritur në zyrat qendrore të LDK-së, në Prishtinë, nga ku do të takohet me liderë të kësaj partie, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.

Walker që është duke qëndruar në Kosovë në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut po viziton partinë e udhëhequr nga Isa Mustafa edhe për të biseduar lidhur me koalicionin LV – LDK.

Një vizitë e tillë nuk ishte lajmëruar paraprakisht për mediat. Nuk dihet nëse Walker do të vizitojë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Kujtojmë që në vazhdën e bisedimeve LV – LDK është shtuar presioni ndërkombëtar për arritje të marrëveshjes.