Alex Witsel mund të bëhet lojtari më i ri i skuadrës së Juventusit, pasi edhe vet trajneri i Zenitit, Mircea Lucescu tha se mesfushori belg ka kërkuar nga klubi që të largohet.
Mesfushori i Kombëtares së Belgjikës, është i lidhur për një kalim të mundshëm të gjigantet italian, Juventus edhe pse ka oferta tjera nga klubet si Chelsea dhe Everton.
Duke folur për lojtarët e Zenitit, trajneri Lucescu ka pranuar se Witsel është i etur për ta lënë skuadrën ruse.
“Alex ka kërkuar që të largohet. Ne kemi nevojë për përvojën e tij, por e përsërisë ai dëshiron të largohet”, ka thënë Lucescu