Witsel tregohet i sinqertë: Ja pse refuzova Juventusin dhe zgjodha Kinën

02.01.2017 20:35:41

Kampionët e Italisë, Juventusi, kanë humbur betejën me skuadrën kineze Tianjin Quanjian për Axel Witsel.

Sipas “Tuttosport”, kinezët i ofruan 18 milionë euro në sezon Witselit, diçka që e shtyri të refuzojë ofertën e Juvenutsit.

27 vjeçari thotë se e kishte të vështirë për të refuzuar Juventusin, por në fund vendosi për të mirën e familjes së tij.

“Ishte vendim shumë i vështirë pasi ata janë klub i madh”, tha fillimisht ai.

“Por, kisha ofertë të mirë që nuk mund ta refuzoja, kjo është në të mirën e familjes time”, theksoi belgu.

“I uroi gjithë të mirat Juventusit, shpresoj të fitojnë Ligën e Kampionëve. Unë do të bëjë tifo për ta. Ku i dihet, ndoshta në të ardhmen do të na bashkohen rrugët”, shtoi më tej Witsel.